Lajme

Klitschko: Kievi kërcënohet nga një apokalips si në filmat e Hollivudit

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 08 December 2022

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko gjatë një bisede për Sky News, ka thënë se në kryeqytetin ukrainas po i pret apokalipsi nëse vazhdojnë sulmet ruse.

Ai tha se nuk është koha për evakuim të plotë të popullsisë, por paralajmëroi se skenari më i keq i mundshëm nuk është edhe aq larg, transmeton Telegrafi.

“Kiev ka mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Ka mundësi që të na godasë apokalipsi, ashtu si në filmat e Hollivudit. Do të jetë e pamundur të jetosh në këto temperatura”, theksoi Klitschko, njëherit ish-kampion i botës në boks.

-Advertisement-

“Çfarë mund t’ju them? Ne ende po luftojmë dhe bëjmë çmos që të mos ndodhë një skenar i tillë”, shtoi ai.

Por problemi më i madh është se për momentin Kievi nuk ka mjaft strehimore me ngrohje.

“Kemi përgatitur rreth 500 strehimore me ngrohje, por në një qytet me 3.6 milionë banorë kjo nuk është asgjë. Për fat të keq, nëse furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë problematik, do të detyrohemi të kullojmë ujin nga ndërtesat. Në këto temperatura ka mundësi të ketë çarje të gypave dhe furnizimi i plotë do të kërcënohej me ujë”, paralajmëroi kryebashkiaku i Kievit.

Klitschko kërkoi nga qytetarët që të përgatisin gjërat më elementare për një evakuim të mundshëm.

“Përgatisni ushqimin, ujin, dokumentet dhe rrobat e trasha në rast se menjëherë detyroheni të largoheni nga qytet”, theksoi Klitschko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera