Lajme

32 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 08 December 2022

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-ës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

-Advertisement-

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat ndaj presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera