Murati e Peci prezantojnë buxhetin për vitin 2023 në Podujevë
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 06 December 2022
Pas Komunës së Gjakovës, sot, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e prezantuan buxhetin për vitin 2023 në Podujevë.
Para qytetarëve të Podujevës, ministri Murati u shpreh se me buxhetin e vitit 2023, do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Ai tha se në kuadër të tij parashihet që investimet kapitale, si dhe mallrat e shërbimet të arrijnë vlerën 1.3 miliard euro, gjë që pastaj reflektohet në rritje të aktivitetit biznesor si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Tutje, ministri Murati u shpreh se buxheti për komuna në vitin 2023 pritet të jetë për rreth 100 milionë euro më i lartë sesa ai i këtij viti.
Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2023 pritet të jetë afro 27.5 milionë euro. Në anën e tij, ministri Peci u shpreh se mbështetja ndaj bujqve do të jetë më e madhe se asnjëherë më parë. Ai tha se mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrin vlerën prej 87 milionë euro, e që edhe me mbështetjen e fondeve të jashtme pritet ta kalojë shumën totale të 100 milionë eurove. Pas prezantimeve fillestare, ministri Murati së bashku me ministrin Peci patën rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve tyre mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.
Të tjera
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...