Trajkoviq: Ka nisur humbja e kontrollit të plotë të Vuçiqit mbi serbët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 06 December 2022
Rada Trajkoviq, e cila u zgjodh këshilltare e ministrit të ri për komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se përfshirja e saj dhe e Rashiqit në Qeverinë Kurti ka për qëllim të zbulohet se çfarë po diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo përsëriti se ky ishte fillimi i largimit të kontrollit të plotë të Aleksandër Vuçiqit ndaj serbëve në Kosovë dhe se ky ishte suksesi më i madh për të.
“Vetë përfshirja jonë në qeverinë e Kurtit ka për qëllim të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke qenë se është një temë krejtësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që janë të prekur drejtpërdrejt nga ajo, përkatësisht serbët nga Kosova. Lista Serbe u mjaftua me atë që thotë presidenti dhe atë që di presidenti [Vuçiq]”, ka thënë Trajkoviq për N1, përcjell lajmi.net.
Duke komentuar takimin e mbrëmshëm të Vuçiqit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ajo tha se mund të merret me mend se çfarë kanë biseduar – për sjelljen e Vuçiqit pas zgjedhjes së Rashiqit për ministër dhe këmbënguljen e tij se ishte jo-legjitime dhe e paligjshme.
Akuzave se zgjedhja e Rashiqit për ministër dhe emërimi i saj si këshilltare është anti-kushtetuese, ajo përgjigjet se mendon se është sipas Kushtetutës së Kosovës dhe se Kurti si kryeministër ka të drejtën për të zëvendësuar ministrat në qeveri.
Ajo gjithashtu hedh poshtë akuzat se Rashiq nuk ka legjitimitet, duke thënë se në një situatë të tillë çështja e legjitimitetit është më pak e rëndësishmja.
E pyetur se pse ka pranuar të jetë këshilltare në Qeverinë e Kosovës, ajo tregon se mendon se ky është një moment vendimtar.
“Unë shoh që situata po ndërlikohet shumë dhe se ndoshta mund të kem një pasqyrë se çfarë do të ndodhë”, tha Trajkoviq.
Duke komentuar deklaratën e saj të mëparshme se një nga prioritetet e saj është thyerja e monopolit të Listës Serbe, ajo shpjegon se Lista Serbe nuk e merr pushtetin nga populli dhe votuesit, por pushteti i saj vjen nga Vuçiqi.
Të tjera
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...