Reagon Duda Balje për vrasjen e 35-vjeçares: Dorëheqja është mesazh i mirë
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 01 December 2022
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkon dënim të përjetshëm për ish-bashkëshortin e 35-vjeçares shtatzëne, i cili dyshohet se e la të vdekur para Gjinekologjisë.
Ajo deklaron se dikush duhet të jep dorëheqje pas vrasjes së saj, një ditë para se të bëhej nënë. Balje shton se për këtë rast dikush është fajtor dhe shteti ka rënë nga provimi.
Deputetja Duda Balje thotë se në dy jetët e humbura, ka dështuar i tërë sistemi i drejtësisë.“Nga momenti kur gruaja ka shkuar dhe ka lajmëruar rastin në polici, e deri në momentin e vrasjes, ne komplet kemi dështuar në komplet sistemin. Edhe ne si deputetë duhet të bëjmë pyetjet se ku jemi ne fajtorë, secili prej nesh duhet të pyes se kush është fajtor dhe të rregullojmë që të mos ndodhë kështu diçka edhe një herë. Ne jemi në fazën e fundit të Ligjit për Mbrojtje të Dhunës në Familje. Ligjin e kemi kaluar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut edhe tash është në fazën e fundit para votimit në Kuvend. Ka kaluar në qeveri, kemi marrë komente shumë të mira. Pas votimit të parë dhe të dytë në Kuvend, do të dalim me një ligj shumë më radikal dhe ku kemi provuar të korrigjojmë defektin të cilën ne kemi detektuar në sistemin që është aktiv”, thotë ajo.
Për dorasin, Balje ka kërkuar dënim të përjetshëm.
“Unë mendoj si deputete dhe mendimi im personal është që dënimi i përjetshëm është pikëpyetje se a është i mjaftueshëm, por patjetër duhet të ndodhë, patjetër”, shprehet ajo.
Më tej, dorëheqjet nga personat përgjegjës do të ishin mesazh i mirë dhe për këtë shton se dikush është fajtor.
“Nëse kjo ndodh, do të jepte një mesazh shumë të mirë. Nëse nuk je në nivel që të bësh korrigjim, për të bërë drejtësi deri në fund ndoshta nuk e ke aftësinë mjaftueshëm për të bërë këtë punë. Tash kush duhet të jep dorëheqje është pikëpyetje. Por, nëse ne mundemi të detektojmë personin ose grupet e personave të cilat janë përgjegjës, unë mendoj po… tash a është ministrja direkt përgjegjës, por dikush është fajtor edhe në momentin kur ne mundemi të detektojmë se kush është, atëherë për të plotësuar anën morale duhet vetë të jep dorëheqje”, shton ajo.
Deputetja Duda Balje, e cila udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, thotë se pret që nga fillimi i vitit të ri të fillojë implementimi i Ligjit të ri për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
“Ne jemi përgjegjës për ligjin dhe është në fazën e fundit. Unë jam e sigurt që pas Vitit të Ri ligji do të jetë funksional dhe në fazë të implementimit. Ne si legjislativ mundemi të bisedojmë edhe më Ministrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë për Drejtësi edhe mundemi me nivelin lokal. Ne kemi punë për të detektuar se ku është gabimi më i madh dhe të dimë se çfarë të bëjmë”, thekson Balje.
Të tjera
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...