Hoxhaj: 5 nëntori ishte ora më e keqe në historinë e Kosovës, u shemb ajo që u ndërtua nga viti 2008
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 30 November 2022
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri duke thënë se ndodhet në kolaps. Ai ka thënë se 5 nëntori (koha kur serbët lëshuan institucionet e Kosovës për çështjen e targave), është ora më e keqe në historinë e Kosovës.
Në fjalën e tij para deputetëve, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, tha se “situata në veri te vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit dhe sigurisë dhe fillimi më i vështirë që ka pas Kosova në 20 vitet e fundit…Nuk është vetëm vakum, është humnerë politike, ku komunat e kosovës janë pa kryetarë, ku stacionet e policisë janë pa policë, ku gjykatat janë pa gjykatës”, tha Hoxhaj.
“Data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të Kosovës, çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shemb me 5 nëntor”, tha ai.
Hoxhaj tha se është më me rëndësi situata në veri sesa kryeministri Kurti të tregojë “ numrin e fjalëve të komunikatës së Borrellit”.
“Së pari ka pas një pritje që kryeministri nuk e fillon fjalimin e tij nga 23-24 nëntori dhe na tregon çka shkruan në komuniatën e BE-së, por na tregon çka ka ndodhur në veri”, u shpreh Hoxhaj.
“Situata në veri është në vrimë të zezë…Aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato”, u shpreh ai.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...