Evropa ‘vuan’ për mësues! Pakënaqësi për pagat dhe kushtet e punës
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 30 November 2022
Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Evropën. Franca, Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen të gjitha, me probleme të rekrutimit të mësuesve në mes të pakënaqësisë së përhapur brenda profesionit.
Në Gjermani do të ketë një mungesë prej 25,000 mësuesish deri në vitin 2025 dhe 30,000 në Portugali deri në vitin 2030, sipas vlerësimeve, ndërsa aktualisht ka 4,000 vende vakante në Francë.
Për Eric Charbonnier, një ekspert i arsimit, pandemia COVID i dha “dukshmëri” profesionit të mësuesit. Por të tjerët kanë dhënë shpjegime të ndryshme. Régis Malet, profesor i arsimit në Universitetin e Bordo, tha se mungesat ishin për shkak të “nivelit të ulët të pagave, veçanërisht në Francë, por edhe përkeqësimit të kushteve të punës, apo statusit .
Mësimdhënia ka ndryshuar “nga një punë me vlerë të lartë të shtuar sociale, prestigj, në një formë pasigurie në mision, humbje kuptimi dhe përfundimisht mosmarrëveshje midis shkollës dhe jetës”, shtoi ai.
Në Francë, vështirësitë e paprecedentë të shtimit të stafit bënë që Ministria e Arsimit të shtyjë afatin e aplikimit për të qenë mësues në vitin shkollor 2023 për shkak të mungesës së kandidatëve.
Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen gjithashtu me një numër të madh mësuesish që dalin në pension, që i shtohen numrit të mungesës së mësuesve.Në nivelin e shkollës fillore, 60% e mësuesve janë mbi 50 vjeç në Itali, 37% në Gjermani, 42% në Portugali, 36% në Suedi dhe 23% në Francë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...