Lajme

Arben Gashi në mbledhjen e dy kuvendeve: Gjithçka na bashkon dhe asgjë e askush nuk mund të na ndajë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 27 November 2022

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka mbajtur fjalim në mbledhjen historike mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka thënë se gjithçka na bashkon dhe asgjë e askush nuk mund të na ndajë

“Të nderuar deputetë, me këtë flamur, për këtë flamur, rreth këtij flamuri, bashkë kemi qëndruar e kemi triumfuar gjithmonë, sepse ishim në të drejtën dhe në tokën tonë. Të parët tanë ishin të parët e kësaj toke dhe këtij qielli. Historia, gjuha, kultura e çdo shqiptari është një. Ndaj gjithçka na bashkon dhe asgjë dhe askush nuk mund të na ndajë. Ne kemi të njëjtat figura kombëtare”, tha Gashi në mbledhjen mes dy kuvendeve.

-Advertisement-

Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë mes Kuvend të Kosovës dhe atij të Shqipërisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera