Kurti: Ajo që ndodhi mbrëmë në Burksel nuk është marrëveshje, por dakordim – Borrell e ndryshoj deklaratën e tij
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 24 November 2022
Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ka folur për marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel për çështjen e targave.
Kurti ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë nuk është marrëveshje, por dakordim dhe ndryshim i deklaratës së përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell nga ajo që tha të hënën.
“Të hënën në mbrëmje më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që i ka pas 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund, dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo të BE-së, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Thuhet që do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman Kjo që është dakroduar mbrëmë ka 194 fjalë, janë krejtësisht të ndryshme”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se ata që thonë që ajo që nuk është pranuar të hënën është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin
“Nuk është marrëveshje por dakordim. Është deklaratë e Borrellit, ajo që është bërë mbrëmë është ndryshim i deklaratës së Borrellit, na skena ndryshuar qëndrim Borrelli ka ndryshuar deklaratë dhe kjo është shumë mirë. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat, ne u morëm vesh që ti ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke”, tha Kurti.
Ai shtoi se qëllimi i tyre ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi që shtetit tonë që është normal e demokratik i bashkëngjitet edhe një raport normal e evropian me Serbinë.
“Ishte e qartë nga vetë deklarata e zv.presidentit Borrell që një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht dhe me një status të qartë në paragrafin e parë. Nuk ka qenë ditën e hënë në tekstin që më është ofruar mua. Mendoj që është një arritje e madhe sepse për të herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë shoti se data 18 gusht është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut.
“Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të çmuar sepse e ka strukturuar dialogun me pikën e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes, dhe kjo është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut. Ne nuk mund ta evitojmë pikën e dytë çështjet aktuale edhe pse nganjëherë duken teknike. Pajtohem që çështja e targave është çështje teknike e administrative, por në anën tjetër duhet të paranojë që në shtator të vitit të kaluar ne kemi filluar mos ta trajtojmë si çështje teknike në momentin kur ambasadori rus në Beograd erdh në Jarinje e Bërnjak që të inspektoj grumbullimin e trupave serbe e lart e ngritën një avion MIG 29”, tha Kurti.
Kurti shtoi se targat janë teknike por pasojat janë më shumë se politike. Tutje kryeministri shoti se dialogu për marrëveshje finale duhet të filloj brenda disa ditëve, shkruan Telegrafi.
“Ai duhet të filloj brenda disa ditëve, është shumë mirë që gjithçka është përshpejtuar. E di që kam pas kërkesa nga Lajçak për shtyje të vendimit për targa për 12 muaj, nga Escobar për 10 muaj por kjo po bëhet më shpejt, qëndrimi jonë doli i drejt qendra për regjistrim të automjeteve në Rashkë nuk lëshon më “KM”. Është mirë për shtetin e Kosovës, dhe marrëdhëniet e ndërsjella me fqiun tonë verior”, tha Kurti.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...