Ushqimet më të mira për të shmangur fryrjen e barkut
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 23 November 2022
Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme.
Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.
Ndonjëherë kjo mund të duket si diçka e paevitueshme, por AgroWeb.org ju sugjeron të provoni disa metoda të thjeshta që largojnë fryrjen.
Disa nga mënyrat më të mira për të shmangur barkun e fryrë i gjeni të listuara më poshtë.
Ushqimet
Një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të larguar këtë problem një herë e mirë është sigurisht kujdesi ndaj ushqimit.
Ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë trupin të kryejë si duhet proçeset e tij, duke parandaluar kështu fryrjen.
Zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja si duhet e ushqimeve, prandaj gjithnjë sigurohuni të zgjidhni të duhurat.
Kastraveci
Kastraveci rekomandohet shumë pasi ka veti të mbledhë toksinat e trupit dhe t’i nxjerrë jashtë ato për shkak se përmban sasi të mëdha uji.
Kalium
Ushqimet e pasura me kalium siç janë bananet, portokalli, avokado, stikat apo kivi ndihmojnë në shfryrjen e trupit dhe nxjerrjen jashtë të kriprave të tepërta.
Ananas
Ananasi përmban disa vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit dhe tretjes së mirë.
Probiotikët
Probiotikët që gjenden tek kosi, qumështi apo djathi ndihmojnë tretjen e mirë dhe nxjerrjen jashtë trupit toksinat e këqija.
Gatimi i perimeve
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, perimet kur konsumohen të pa gatuara shpesh shkaktojnë gazra dhe fryrje të zonës së barkut.
Megjithëse perimet i japin vlerat e tyre më të mëdha kur janë sapo të këputura nga degët dhe të konsumohen ashtu siç janë.
Për të evituar fryrjen e barkut mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni.
Kjo e mesme e artë do t’ju ndihmojë të keni një bark të sheshtë dhe të shpëtoni nga fryrja.
Konsumoni shumë erëza
Fusni shumë erëza në dietën tuaj të përditëshme pasi ndihmojnë në tretjen e mirë duke parandaluar fryrjen.
Këtu përfshihet xhinxheri, kanellea, borziloku, rigoni, nenexhiku, rozmarina apo kopra.
Përdorini këto erëza si zakonisht në vaktet apo ushqimet tuaja për të përfituar një bark të sheshtë dhe shumë shije.
Mund të zgjidhni të bëni edhe ndonjë çaj bimor me këto erëza sipas dëshirës tuaj.
Përmendim këtu çajin me xhinxher apo atë me nenexhik.
Shmangni ushqimet problematike
Ka disa ushqime të caktuara që njihen për efektet anësore që i shkaktojnë organizmit, një ndër to është edhe fryrja e barkut.
Megjithëse mund të jenë të shëndetshme shumë fruta apo perime, pasi shkaktojnë vështirësi në tretje.
Këtu përmendim brokolit, lulelakër, bishatajorët, mollët, dardhat apo pjeshkat.
Bëni kujdes me ushqimet e skuqura, të konservuara apo të proçesuara pasi jo vetëm që ndikojnë për keq sistemin tretës, por edhe ju bëjnë të shtoni në peshë.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...