Raporti i NATO’s për Ballkanin Perëndimor kundërshtohet nga Serbia, thonë se ka të “pavërteta” për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 20 November 2022
Serbia e ka kundërshtuar raportin e Asamblesë Parlamentare të NATOS-s për raportin për Ballkanin Perëndimor, pasi thonë se “kishte të pavërteta për Kosovën”.
Sipas tij, “është duke u biseduar ende për statusin e Kosovës”, teksa këtë kundërshtim iracional e ka bërë udhëheqësi i delegacionit që vjen nga radhët e partisë së Aleksandër Vuçiqit.
“Gjithashtu duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi, janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia, etj. Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloj fjalën Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili, argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta. Kosova është shtet Sovran, i shpallur në vitin 2008, e i njohur nga 117 shtete të botës. Për më tepër, ai theksoi se pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të Kosovës.
“Gjithashtu, ai shtoj se i gjithë tensioni në veri të Kosovës është produkt i influencës dhe ndikimit që Beogradi ka tek minoriteti serb, që jeton në veri të Kosovës. Pas fjalës së kryetarit të delegacionit nga Kosova, raporti u hodh në votim, dhe përpos dy abstenimeve, të gjitha votat tjera ishin PRO, që do të thotë se asnjë nga deklarimet e kryesuesit të delegacionit serb nuk u morën parasysh”.
“Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i ka dhënë anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Harriett Baldëin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës”, ka përfunduar njoftimi duke treguar që sonte mbreti i Spanjës do t’i pres delegacionet.
Të tjera
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...
-
Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të s...
-
Moska kërcënon me ạrmë bërthạmore nëse Ukrainës i lejohen sụlmet thellë brenda Rusisë
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët pe...
-
I jepet lamtumira e fundit policit Ahmet Rrahmani
Sot iu dha lumturia e fundit policit Ahmet Rrahmanit, i cili vdiq në moshën 5...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me ar...