Lajme

Presidenti indonizian bën thirrje për “qetësi” pas sulmit me raketa në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 16 November 2022

Presidenti indonezian, Joko Widodo, kërkoi “qetësi” në samitin e G20 në Bali, pasi një raketë goditi Poloninë pranë kufirit të saj me Ukrainën të martën, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Ai në një konferencë për media ka thënë se bënë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë pasi që lufta sjellë vetëm shkatërrim.

“Më vjen keq për incidentin në Poloni. I bëj thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensionit. Unë gjithmonë them se lufta do të sjellë vetëm shkatërrim. Prandaj, ne duhet ta ndalojmë luftën. Dhe Presidenti Biden ka thënë tashmë se raketa nuk ka gjasa të vijë nga Rusia,” u tha Widodo, gazetarëve gjatë një konference për shtyp për përfundimin e samitit të G20 në Indonezi të mërkurën.

-Advertisement-

Ndryshe siç raporton CNN, presidenti i SHBA, Joe Biden, tha të mërkurën se kishte informacione paraprake që “kundërshtojnë” pretendimet se raketa ishte lëshuar nga Rusia.

“Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht”, vazhdoi Biden. “Nuk ka gjasa në mendjet e trajektores që të jetë qëlluar nga Rusia. Por ne do të shohim.”

Udhëheqësit globalë të mbledhur në konferencë u përpoqën të zbusin një përshkallëzim të mundshëm në luftën e Kremlinit ndaj Ukrainës pasi Polonia tha se një raketë “e prodhuar nga Rusia” goditi një zonë jashtë fshatit rural Przeëodoë dhe vrau dy njerëz./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera