Hoxhaj për Raportin e Progresit: Asociacioni është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 03 November 2024
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi, sipas tij, gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme.
“Kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme. Ajo ka marrë vetëm obligime nga dialogu me Serbinë, pa asnjë përfitim konkret dhe pa mbështetje politike dhe financiare! Në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt. Pas aplikimit në dhjetorin e vitit 2022, kërkesa e Kosovës nuk është trajtuar fare në Bruksel, as me shkrim dhe as me ndonjë zotim politik joformal!”, ka shkruar Hoxhaj.
“Raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Gjithashtu, theksohet qartë se propozimi evropian për Asociacionin është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë. Ajo që përmban teksti i raportit është mjaft shqetësuese, ku thuhet: ‘Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesin që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke inicuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.’”, ka shkruar Hoxhaj.
“Nga ky paragraf kuptohet qartë që Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!”, tha ai.
Të tjera
-
Të shtëna ạrmësh janë dëgjuar pas mesnatës në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë
Policia me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo i dys...
-
Emmanuel Macroni zotohet të emërojë një kryeministër të ri francez brenda disa ditësh
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të emërojë një kryeministër...
-
Dodiku nuk e do Kurtin në Sarajevë, kryeministri zhvillon disa takime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë ka mbërritur në Sarajevë, ...
-
Greqia e Turqia morën OSBE, Shqipëria e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit
Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën ...
-
Rama: Kryeqytetit po kontribuon në reflektimin tonë për rolin e vajzave dhe grave në shoqërinë tonë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur ek...
-
Blinken përplaset me Lavrovin, e akuzon për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi të enjten ministrin e Jas...
-
Kriza në Korenë e Jugut, partia në pushtet kërkon shkarkimin e presidentit Yoon
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, mund t’i vendosë qytetarët në rr...
-
Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”. Ja roli i saj
Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim n...
-
“O Zot tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u l...
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë miratimin ...
-
Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votues...
-
Si mund të ndalohet futja e armatimit në veri?
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo ...