Mediumi opozitar serb raporton për pasurinë marramendëse të dyshes kriminale, Radoiçiq e Veselinoviq
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 14 November 2022
“Perandori miliardëshe” – mediumi serb raporton për pasurinë e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Një artikull i mediumit Nova në Serbi, ka dhënë detaje mbi pasurinë marramendëse të Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq të cilët janë në listën zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshohen për vrasjen e politikanit serb Olivier Ivanoviq.
“Nëse Kosova mbrohet me fitime në Serbinë qendrore, atëherë dyshja kontroverse Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç është më se e suksesshme”, shkruan Nova, që sipas artikullit të tyre, Radojiçiç dhe Veselenoviç zotërojnë të paktën katër kompani që falë marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin kanë tejkaluar për nga fitimi Miroslav Mišković-in (një biznesmen i njohur serb).
Bizneset e lidhura me shtetin
Veselinoviq dhe Radoiçiq kanë qenë partnerë biznesi për një kohë të gjatë. Ata zotërojnë kompanitë Novi Pazar put, Inkop nga Ćuprije, Betonjerka Aleksinac, Doli Bel…
Më i suksesshmi është Novi Pazar, i cili, siç shkruan gazeta NIN, ka pasur një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë në vitin 2019, dhe gati 1.2 miliardë dinarë vitin e kaluar.
“Kompania e tyre “ombrellë”, Inkop nga Ćuprija, përmes së cilës hynë në botën e biznesit juridik, vitin e kaluar i siguroi Radoiçiqit dhe Veselinoviqit – Zvonkos dhe vëllait të tij Zharko një fitim prej gati 1.8 miliardë dinarë ose 15 milionë euro”, shkruan gazeta.
NIN bëri të ditur se përkundër mendimit se ai është biznesmeni më i pasur në Serbi, kompanitë e Miroslav Mišković-it mbesin seriozisht pas Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviç për sa i përket fitimeve të realizuara.
Siç ka shkruar më parë Nova.rs, për shembull, kompania “Novi Pazar put”, e cila është blerë nga Veselinoviqi dhe Radoiçiq në janar të vitit 2020, mesatarisht ka marrë të paktën një tenderë në muaj. Përveç kësaj, pothuajse në të gjitha rastet, ajo ishte ofertuesja e vetme. Inkop, nga ana tjetër, shpesh merrte punë si nënkontraktor në projektet më të mëdha të ndërtimit.
Veselinoviq dhe Radoiçiq përmenden si të dyshuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfsirjen në vresjan e e Olivier Ivanioviqit. Siç thuhet në aktakuzë, vrasja e Ivaniviqit është shkaktuar nga verpimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se udhëhiqet nga Radoiçiq dhe Veselenoviq.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...