Elezi: Forcat speciale sekrete, serbe e ruse të pozicionuar në veri, në gatishmëri për të vepruar
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 07 November 2022
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me forcat ruse e serbe për të cilat tashmë është konfirmuar se gjenden në veri të Kosovës.
Ai për Gazetën Infokus ka thënë se këto njësi speciale të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe janë duke pritur vetëm një veprim nga ana e policisë së Kosovës dhe institucioneve lokale në mënyre që të gjejnë arsyetim për fillimin e aktivitete të dhunshme të planifikuara.
“Fatkeqësisht ajo që kemi deklaruar se në veriun e Mitrovicës kanë zbarkuar një kontigjent i forcave speciale të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe, u konfirmua edhe nga qeveria e Kosovës si dhe përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë të NATO’s dhe Eulex të cilat veprojnë në Kosovë. Këto forca kanë zbarkuar në veri të Mitrovicës me qellim të koordinimit të aktiviteteve të dhunshme në mes grupeve kriminale si dhe institucionet lokale të cilat udhëhiqen nga qeveria e Serbisë”, ka thënë Elezi.
Derisa sipas tij këto njësi ka kohë që janë pozicionuar në veri dhe po presin një veprim nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për të vazhduar me planet e tyre.
LEXO EDHE: Alarmon eksperti i sigurisë: Agjentë serbë e rusë janë futur në veri
“Këta njësi mendohet se janë pozicionuar dhe po presin që fillimisht të veprohet nga autoritetet e sigurisë së republikës së Kosovës e më pas të njëjtit të ndërmarrin veprime të dhunshme të cilat në këtë rast do të i interesonin vetëm Serbisë dhe Rusisë”, ka shtuar ai për Infokus.
Duke qenë në një situatë të tillë, Elezi i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të reflektojë dhe të veprojë në bashkëpunim me kërkesat e ndërkombëtarëve./Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: “Siguria në veri do të dalë jashtë kontrollit, serbët e veriut mund të kërkojnë status special”
Të tjera
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
Nëse planifikoni të blini një shtëpi në Zvicër në vitin e ri, duhet të jeni t...
-
Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA pë...
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...