Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Lipjan, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 27 October 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Lipjan në mes të një veture dhe një kamioni ku si pasojë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuare zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se të lënduarve i është ofruar edhe tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci për Infokus./Gazeta Infokus/

PAMJE/ Aksident mes një veture dhe kamioni në Lipjan

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy