Prokurorja Hajdari: Sfidë e madhe zbulimi dhe hetimi i dhunës seksuale gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 23 October 2022
Prokurorja Drita Hajdari në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës.
Ajo u shpreh se ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Hajdari tha se zbulimi, regjistrimi dhe hetimi i këtyre krimeve është një sfidë e madhe.
“Krimet e luftës, në mesin e të cilave, dhuna seksuale gjatë luftës është një barrë e cila e ngarkon shoqërinë tonë. Është një çështje që pas luftës është fol me një dozë turpi, me një dozë përshpërimi dhe çka ka ndodh në Kosovë. Mirëpo fal shoqërisë civile dhe institucioneve tona të cilat filluan t’i trajtojnë këto raste, dhuna seksuale gjatë luftës doli nga errësira, mirëpo ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë dhe akoma para prokurorisë speciale është një sfidë e madhe për zbulimin, regjistrimin dhe hetimin e këtyre krimeve”, u shpreh ajo.
Prokurorja u shpreh se janë diku rreth 900 lëndë dhe rreth 2 mijë dosje për të zhdukurit, përcjell Klankosova.tv.
“Ajo që e vështirësoi punën tonë, që mori shumë kohë ishte fakti që pas luftës, neve prokurorëve vendor nuk ka është lejuar që t’i ndjekim këto vepra penale, kjo punë i është besuar fillimisht UNMIK-ut, pastaj EULEX-it. Kanë bërë shumë pak, fatkeqësisht shumë pak dhe përkundër mundësive të cilat i kishin si dy misione të fuqishme për sundimin e ligjit, në këtë fushë kanë mbetur një numër i madh i lëndëve të mbetura pas përfundimit të misionit të EULEX-it, të cilat janë diku rreth 900 lëndë dhe rreth 2 mijë dosje për të zhdukurit”, u shpreh tutje ajo.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































