Lajme

Ferat Shala: PDK nuk e mbështet projektligjin për produktet në formën aktuale

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 20 October 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, duke folur për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve, ka thënë se ideja për të nxjerr këtë ligj është interesante.

“Ideja devalvon jashtë qëllimit të mirë duke u kthyer në masë të rrezikshme për ekonominë e tregut të lirë. Lë hapësirë të madhe që ky ligj mund të kthehet edhe në dëm. Mund edhe ti falimentojë bizneset. Ligji nuk ka as moment të përkohshëm fillimi e as mbarimi”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, komisioni i cili e ka hartuar këtë projektligj është puro-politik.

-Advertisement-

“Projektligji nuk parasheh asnjë mundësi të ndonjë akti nënligjor, dhe e mbyll cilklin e asaj që quhet ligj, nuk parasheh involvimin e inspektoratit dhe Autoritetit të Konkurrencës. Në këtë situatë që është PDK nuk mund ta mbështetë këtë projektligj”, ka shtuar Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera