Hoti: Qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 18 October 2022
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherish deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Termokosi publikoi çmimet për konsumatorët për këtë sezon.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti thotë se projekti për zgjerim i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, që u bë në qeverisjen e Isa Mustafës mbetet një ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.
‘’ Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.
Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera’’, shkruajti Hoti.
Po ashtu ai ka thënë se në këtë kohë krize është e nevojshme të gjinden edhe burime të tjera të ngrohjes gjatë dimrit.
‘’ Në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit. Pres që projekte të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës’’, tha Hoti.
Të tjera
-
Vdes rapsodi i njohur
Ka vdekur rapsodi dhe artisti i njohur, Zekë Lushaj. Lajmin për vdekjen e ...
-
A rrezikohet puna e Gjykatës Speciale? Deklarohet BE
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nu...
-
Lajçak flet për pasardhësin e tij: Sorensen është zgjedhje e mirë
Emisari në detyrë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folu...
-
Albin Kurti takim me të rinjtë në diskotekën e pronarit që ndodhet në arrati për plạgosje në Prishtinë
Diskoteka “Gate Club”, pronari i së cilës prej disa javësh po kërkohet nga po...
-
Detaje nga aksidenti në Fushë Kosovë, shtatë të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prisht...
-
Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave, MSH e vetëdijshme që fillimi do të jetë problematik
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga data 1 shkurt do të nis imple...
-
Bedri Hamza viziton KonSonin në Gjakovë: Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka bërë fushatë nëpër G...
-
Zemaj publikon mesazhet: U ndal shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru por drejtoresha e Radiologjisë më e interesuar për fushatën e Kurtit
Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi në Qendrën Stroke ...
-
Shahin Dervishaj (77) kandidati që po merr përkrahje të madhe nga mbështetësit e PDK-së
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Më 4 shkurt vendimi rreth marrëveshjeve të pranimit të fajësisë për Januzin, Bahtijarin dhe Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është vendosur që më 4 sh...
-
Besnik Tahiri te shtatorja e Zahir Pajazitit: 31 janari, data që simbolizon rënien e komandantit të parë
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Besnik Tahiri në 28...
-
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi ësht...