Mbappe thyen heshtjen, flet rreth mundësisë së largimit nga PSG
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 17 October 2022
PSG fitoi 1-0 ndaj Marseille. “Classique” e futbollit francez u vendos nga goli i brazilianit Neymar, i cili shfrytëzoi një asist të Kylian Mbappe për t’i dhuruar kampionëve fitoren ndaj rivalëve kryesorë në luftën për titullin kampion.
Skuadra e Galtier kryeson Ligue 1 e vetme me 29 pikë, tri më shumë se surpriza Lorient, ndërkohë që Marseille ka rrëshqitur në vendin e katërt. Kylian Mbappe foli shkurt pas ndeshjes rreth së ardhmes, duke qetësuar tifozët kryeqytetas me deklaratën e tij.
“Nuk kam kërkuar kurrë të largohem në merkaton e janarit. Nuk e kuptova kur doli lajmi, por nuk jam i përfshirë, as direkt apo indirekt. Unë u trondita, si gjithë të tjerët. Fjalë të tilla janë krejtësisht të rreme”, deklaroi ylli francez, i cili gjeti asistin e parë sezonal, teksa numëron edhe 12 gola mes kampionatit dhe Championsit.
Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në në verën që lamë pas, duke u kthyer në “mbret” tek ekipi kryeqytetas, me të cilin shpreson të fitojë Champions League, trofe që ai dhe PSG nuk e kanë shijuar kurrë më parë.

T� tjera
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...
-
Dy shqiptarë tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror në Angli, dyshohet se u futën për të vjedhur
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dys...
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...
-
Sulmohet me thi*kë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK
Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i pa...
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...






























