Ish-ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla: Nuk pres vendim pozitiv për viza këtë vit – Qeveria të mos lejojë kushtëzimin e këtij procesi me dialogun
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 12 October 2022
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur skeptike sa i përket vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë skepticizëm Haradinaj-Stublla e sheh si rezultat i mungesës serioze të lobimit nga ana e Qeverisë për të përafruar bashkëpunimin me shtetet që shprehen skeptike për heqjen e vizave.
“Fatkeqësisht, nuk shoh as ndonjë ndërmarrje serioze lobimi nga qeveria për të përafruar bashkëpunimin me këto shtete skeptike, të cilat nëse veç e kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim shpejtë, do të duhej të dërgojnë në Kosovë ekipe faktmbledhëse për temat preokupuese, të hartojnë një raport përmbledhës për vizitën dhe çështjet me interes për qeveritë e tyre, e tek pastaj të vendosin për një qëndrim përfundimtar – dhe kjo merr shumë kohë. Andaj, një përgjigje e shkurtër rreth pyetjes suaj do të ishte se fatkeqësisht nuk pres vendim të shpejtë pozitiv për këtë vit”, u shpreh Haradinaj-Stublla për Telegrafin.
Ish-ministrja e Jashtme më tej theksoi se procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, e pabarabartë, dhe politike.
“Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese të pastra të brendshme e tërësisht politike në Kosovë”, u shpreh ish-ministrja e Jashtme e Kosovës.
Haradinaj-Stublla ka theksuar se çështja e politikës së jashtme të BE-së mbetet përgjegjësi ekskluzive e shteteve anëtare, shumë shpesh në rastin e Kosovës është përdorur si mjet për të mbi premtuar (si psh liberalizimi) ndërsa pas dështimit nga ana e tyre, është përdorur si arsyetim për t’u shfajësuar se kinse secila prej shteteve anëtare kanë qëndrime të ndryshme.
“E them me bindje të plotë se mangësitë strukturore të BE-së nuk i pasqyron asgjë më qartë sesa procesi i tej zgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovën, proces i cili ia ka humbur kredibilitetin BE-së si tërësi politike së pari për të nderuar obligimet e tyre kontraktuale, për të ofruar një vizion proevropian për shtetet aspiruese, dhe së treti për të mbajtur premtimet e tyre politike”, tha Haradinaj-Stublla.
Lidhur me takimin e nesërm të grupit punues të Këshillit Evropian ku në rend dite është çështja e vizave, ish-diplomatja e Kosovës u shpreh se edhe në ta kaluarën janë mbajtur takime të ngjashme të grupit punues për vizat, dhe procesi ka vazhduar edhe më tutje, por që në fund qëndrimet politike të disa shteteve anëtare kanë parandaluar një diskutim/votim përfundimtar të kësaj çështjeje në Këshillin e Ministrave.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në mënyrë që liberalizimi i vizave të mos lidhet me çështjen e dialogut.
“Poashtu kur shtojmë këtu faktin se BE-ja lehtëson një procesin e dialogut Kosovë – Serbi, çdo përparim drejtim të avancimit të rrugës drejt liberalizimit për Kosovën do të tentohet të kushtëzohet me ndonjë absurditet të radhës në raport me Serbinë. Qeveria duhet të jetë tejet e kujdesshme dhe në asnjë mënyrë të mos lejojë që liberalizimi të ndërlidhet me çështjen e dialogut me Serbinë”, u shpreh Haradinaj-Stublla.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi të enjten më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.
Komisioni Evropian pritet të miratojë sot paketën e zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën thuhet se progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...