Lajme

Çitaku – Haxhiut për vizat: Kontributi juaj i vetëm është gazi lotsjellës në parlament

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 12 October 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për deklaratën e saj rreth liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku i thotë ministres së kontributi i tyre i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.  Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.

-Advertisement-

Gjatë ditës, Haxhiu u shpreh optimiste për liberalizimin e vizave dhe tha se në këtë drejtim kanë punuar Ministria e Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit.

“Pra kanë qenë disa prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht për këtë. Jemi optimistë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejt e tyre dhe s’mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera