Specialja përmend muajt kur mund të nisë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 11 October 2022
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka konfirmuar se gjykimi për rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerët pritet që të fillojë në çerekun e parë të vitit 2023.
Ajo ka thënë se ende s’ka ndonjë afat të caktuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake për transferimin e lëndës tek trupi gjykues dhe si rezultat i kësaj nuk dihet saktësisht se kur mund të fillojë procesi i gjykimit.
“Përderisa gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar afate për t’u siguruar që të gjitha palët të përgatiten shpejt për gjykim, deri më tani ai nuk ka caktuar një datë të saktë se kur synon t’ia transferojë dosjen e lëndës trupit gjykues. Vetëm pasi ta bëjë këtë do të dimë saktësisht se kur mund të fillojë gjyqi”, ka thënë Griep për Express.
Por, Griep thotë se në bazë të një vendimi publik të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake parashikohet që dosja e lëndës mund të jetë gati për t’iu dorëzuar trupit gjykues deri në fund të këtij viti, e që nënkupton se procesi i gjykimit mund të fillojë në çerekun e parë të vitit 2023.
“Megjithatë, gjyqtari i procedurës paraprake ka treguar në një vendim publik se ai ka parashikuar që dosja e lëndës mund të jetë gati për t’iu transmetuar trupit gjykues deri në fund të vitit që do të thotë se gjykimi mund të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Griep.
Griep gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë një proces i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe s’ka indikacione se mund të ketë ndonjë ndarje.
“Sa i përket pyetjes suaj të dytë, nuk ka indikacione se procedurat në rastin Thaci dhe të tjerët mund të ndahen, kështu që procedurat kundër katër të akuzuarve do të vazhdojnë si deri më tani, si pjesë e të njëjtit gjykim”, ka përfunduar Griep.
Në një komunikim të mëhershëm me Gazetën Express, nga Dhomat e Specializuara kishin përmendur vetëm fundin e këtij viti si periudhë e mundshme kohore kur mund të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Thaçi dhe të tjerët ka gati dy vite që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Mbi ta rëndojnë akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë Speciale për krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...