Sport

Donjeta Sadiku gati për Kampionatin Evropian të boksit që do të mbahet në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 11 October 2022

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për senior i cili do të mbahet në Mal të Zi, përkatësisht në Budva, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas trajneres, Marjola Sallauka, medalistja botërore në boks në kategorinë 60 kilogramë është në forme të mirë dhe e përgatitur maskimalisht për këtë kampionat.

Gjithashtu, ajo shpreson se boksierja kosovare do jetë e artë në Kampionatin Evropian.

-Advertisement-

Kujtojmë se Donjeta ka qenë kampione evropiane junior dhe nënkampione e Evropës për të reja.

Kampionati Evropian në Mal të Zi do të filloj më 14 tetor deri më 23 tetor./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy