Borell: Rritja e normës së interesit në SHBA rrit rrezikun për recesion
Autori: Gazeta inFokus
07:23 | 11 October 2022
Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”, thotë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell.
“Të gjithë po nguten për rritje të normave të interesit, kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, ka parashikuar Borrell në një takim me ambasadorët e bllokut evropian.
Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të përballueshme, përveç nëse bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, ka sqaruar ai.
Eurozona veçse është duke luftuar rritjen e normës së interesit për të ulur nivelin e inflacionit.
Ndonëse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka diskutuar për këtë problem kur ka përmendur krizën e rëndë për ushqime që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.
“Frikësohem se jemi vetëm në fillim, që kriza ushqimore vetëm sa do të përkeqësohet në disa pjesë të botës”, ka thënë ai.
Vetë bota është bërë më “garuese”, ka theksuar ai, duke përmendur thellimin e rivalitetit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“Gjithçka po bëhet armë: energjia, investimet, informacioni, migrimi, të dhënat”.
Sipas tij bota po goditet nga “prirjet autoritare”, sidomos në Kinë dhe Rusi.
Borell ka thënë po ashtu se BE-ja ka vepruar me mençuri dhe vendosmëri kundër Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe se një qasje e tillë është e nevojshme në më shumë qarqe diplomatike.
“Reagoni. Merrni më shumë iniciativë. Bëhuni gati për guxim”, u ka bërë ai thirrje ambasadorëve, duke përmendur më shumë “vendime që thyejnë tabu”, sa u përket qëndrimeve për luftën në Ukrainë.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...





























