Çfarë është hipoglicemia, kujdesi që duhet të tregoni me nivelin e sheqerit në gjak
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 04 October 2022
Diabeti është një sëmundje e rëndë që rrezikon në shumë mënyra shëndetin e njeriut.
Për shkak të diabetit, nivelet e sheqerit rriten aq shumë dhe rrezikojnë shumë organe.
Megjithatë , ana tjetër e diabetit ka të bëjë pikërisht me nivelin shumë të ulët të sheqerit në gjak duke shkaktuar atë që njihet si hipoglicemi.
Prania e kësaj të fundit mund të shkaktojë çorientim, dobësi, kontraktime dhe disa raste edhe vdekje të parakohshme.
Sipas ekspertëve, trajtimi intensiv me medikamente dhe insulinë mund të jetë një arsye e fortë për uljen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak.
Nga një kqyrja e analizave të plot 10.2 milionë diabetikëve nga viti 2011 deri në vitin 2014, ekspertë të ndryshëm kanë mësuar se 2.3 milionë prej tyre e kishin tepruar me medikamentet.
10,000 prej tyre pësuan disa raste të hipoglicemisë si pasojë e terapive për uljen e nivelit të glukozës.
Hipoglicemia mund të ndikojë tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 (kur trupi nuk prodhon insulinë) dhe tek diabeti i tipit 2 (kur trupi prodhon insulinë por ajo nuk është e mjaftueshme.)
Në 95 përqind të rasteve, njerëzit vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Cilat Janë Nivelet e Duhura Të Sheqerit Në Gjak
Nivelet normale të sheqerit në gjak variojnë nga 80 në 120 mg/dl para vakteve dhe më pak se 180 mg/dl pas vakteve.
Në rastet e hipoglicemisë, nivelet e sheqerit në gjak bien nën 70 mg/dl.
Mungesat e Insulinës në Treg Rrezikojnë Pacientët
Shumë diabetikë në botë nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së insulinës.
Shkencëtarët parashikojnë se sasia e nevojshme e insulinës për trajtimin e diabetikëve do të rritet me më shumë se njëzet përqind deri në vitin 2030.
Në po këtë vit, pritet që numri i diabetikëve të arrijë në përafërsisht 510 milionë njerëz në botë.
Nga ana tjetër, ata presin që qasja ndaj insulinës do të vazhdojë të kufizohet duke rrezikuar jetët e miliona njerëzve, sidomos në Azi dhe në Afrikë.
Insulina është një barnë thuajse 100 vjeçare dhe është përshkruar si një nga ilaçet më të mrekullueshme të shekullit të njëzetë.
Çmimi i saj vazhdon të mbetet i lartë për një arsye të fortë. 99 përqind e prodhimit global të insulinës, sipas BBC-së, kontrollohet nga tre kompani: Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Sanofi.
Kërkesa për insulinë në tregun e zi është tepër e lartë dhe në 10 vjet është rritur me 90 përqind.
Çmimi i një shisheje në shumë vende të botës shkon nga 40 dollarë në 130 dollarë.
Në Shtetet e Bashkuara ai mund të arrijë mbi 300 dollarë. Kjo tarifë detyron shumë diabetikë të marrin barnat e nevojshme në Kanada.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...