KEDS me pajisje të re për leximin e njehsorëve, thotë se është e teknologjisë së fundit
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 30 September 2022
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka nisur leximin e njehsorëve elektrikë të dorës me pajisjen e njohur si UNITECH.
Sipas KEDS-it, kjo është bërë me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, teksa thuhet se pajisja UNITECH është pajisja më e re teknologjike e këtij lloji dhe se e zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim nga viti 2014.
“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, është shprehur Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS, transmeton Klankosova.tv..
Tutje, në njoftim thuhet se veçori e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë.
“Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, është shprehur Milazim Avdiu, Drejtor i Operimeve në KEDS.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...