Lajme

Banka Kombëtare Tregtare bëhet partner Premium i Komitetit Olimpik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 28 September 2022

Për dy vjetët e ardhshme Banka Kombëtare Tregtare do të jetë partneri kryesor i Komitetit Olimpik të Kosovës ku për këtë u nënshkrua edhe një kontratë sponsorizimi, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo marrveshje e cilësuar si tejet e rëndësishme u firmos në mes presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryeshefit Ekzekutiv dhe njëherësh anëtar Bordi në BKT Kosova, Suat Bakkal.

Presidenti Krasniqi në fjalën e tij e vlerësoi lartë këtë marrëveshje e cila së bashku me BKT Kosova do të rrugëtojnë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

-Advertisement-

“Me këtë marrëveshje e cila vlen për dy vjet, BKT bëhet partner premium i KOK-ut, që ndryshe i bie të jetë partneri ynë kryesor. Bashkë me BKT-në do të rrugëtojmë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, në të cilat besojmë se do të udhëtojmë me numër më të madh të sportistëve, e ku synojmë të kthehemi edhe me medalje tjera Olimpike, krahas tri medaljeve të arta olimpike të fituara nga xhudistet tona: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Ardhja e BKT-së në familjen Olimpike do të jetë aset i madh, jo vetëm për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe lëvizjen olimpike në vend, por veçanërisht për sportistët të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe ai tregoi se 22 sportistë elitarë i mbështesin me Bursa Olimpike Paris 2024, duke e falënderuar kryeshefin e BKT, Suat Bakkal për mbështetjen e KOK-ut dhe sportin në përgjithësi.

“Siç dihet, 22 sportistë elitarë i mbështesim me Bursa Olimpike Paris 2024, kurse 25 sportistë të rinj marrin bursa si Shpresa Olimpike, pa llogaritur këtu edhe mbështetjet tjera që i bëjmë për sportistët me rastin e lëndimeve, trajnerët, por edhe administratorët sportivë. Në jemi krenarë që si institucioni më i lartë sportiv në vend, po i bashkojmë brendet me bankën lidere në vend, për çka e falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Suat Bakkal dhe udhëheqësit tjerë të bankës që kanë zgjedhur ta mbështesin KOK-un dhe sportin në përgjithësi”, tha tutje presidenti Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i BKT Kosova, Suat Bakkal, në këtë ceremoni u shpreh se kjo bankë ndër vite ka qenë dhe do të jetë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë.

“BKT Kosova ndër vite ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Ne kemi mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikuar pozitivisht në fushën e kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë dhe fëmijët në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha. Ne gjithmonë synojmë të jemi aty për të mbështetur ku ka më shumë nevojë dhe potencial, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre, dhe më e rëndësishmja po bëhen ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta. Suksesi i sportistëve Kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tani më, po bëhet eksporti më i madhë i Kosovës, andaj kjo marrëveshje sot na bën ne, BKT Kosovën krenare që jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit në vitet në vijim”, u shpreh Bakkal.

Po ashtu ai theksoi se besojnë fuqishëm se me këtë sponsorizim për Komitetin Olimpik të Kosovës përmes aleatëve që do të përfaqësojnë Kosovën në arenat më të mëdhaja botrore do të kenë ndikim pozitiv në forcimin, fuqizimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

“Me këtë partneritet të ri që po nënshkruajmë sot, ne po japim një kontribut të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivel më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se me këtë sponsorizim për Komitetin Olimpik të Kosovës, përmes atletëve tanë të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në arenat më të mëdha boterore, do të kemi ndikim pozitive dhe afatgjatë në forcimin, fuqizimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës. Me këtë përkrahje, ne po përkrahim liderët e ardhshëm në sport, dhe meqenëse ne jemi lider në shumë fusha të tregut financiar në vend – liderët gjithmonë mbështesin liderët!”, tha tutje drejtori i BKT Kosova, Suat Bakkal.

Ndryshe KOK dhe BKT Kosova do të rrugëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, si dhe në të gjitha aktivitetet tjera vendore dhe ndërkombëtare. Marrëveshja e sponsorizimit, e vlefshme deri në fund të vitit 2024, e bënë bankën BKT Kosova sponsorin më të madh të KOK-ut.

Përmes këtij partneriteti ata synojmë të japin një kontribut konkret dhe të qëndrueshëm për prosperitetin e sportit në vendin tonë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera