BE aksion pastrimi në liqenin e Badovcit, Szunyog thirrje për një ambient me të pastër
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 16 September 2022
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me GIZ Kosovën, Ambasadorët e Rinj Evropian, dhe PAMKOS organizuan të premten një aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit.
Në këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, i cili bëri thirrje qytetarëve për përkushtim dhe angazhim maksimal për një ambient me të mirë në liqene.
Ambasadori Szunyog tha se qëllimi i këtij aksioni është që të rritet edhe ndërgjegjësimi për qytetarët se duhet të jenë të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë.
“Kjo është në fakt e premtja e cila është edhe dita e BE-së për pastrimin e plazheve, kështu që për fat të keq Kosova nuk ka plazhe detare, por ne megjithatë vendosëm ta bëjmë këtë projekt edhe në Kosovë, dhe jemi të lumtur që jemi tani këtu në liqenin e Badovcit për të pastruar në këtë pjesë buzë liqenit. Mendoj se është me të vërtetë një lloj aktiviteti i rëndësishëm, dhe jo vetëm për komunitetin lokal, dhe pastrimin e liqenit, por mendoj se është gjithashtu qëllimi ynë që të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndoshta të informojmë më mirë njerëzit se duhet të jenë vërtet të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë, ata duhet t’i marrin mbeturinat me vete në shtëpitë e tyre dhe t’i hedhin ashtu siç duhet me kompanitë e pastrimit”, theksoi ambasadori Szunyog.
Po ashtu ambasadori Szunyog tha se Liqeni i Badovcit duhet mbajtur pastër edhe për një arsye tjetër, siç tha ai për rritjen e numrit të turistëve.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse ka një natyrë të bukur dhe në më të bukurat që kam parë në Evropë, por duhet pastruar dhe gjithashtu duhet mbajtur pastër. Sepse, ju e dini, nëse doni të rrisni numrin e turistëve që vijnë dhe të rrisni llojin e biznesit turistik, natyra duhet të mbrohet mirë”, tha ai.
Drejtoresha ekzekutive në Asociacionin për Mbrojtjen dhe Pastrimin e Mjedisit të Kosovës – Pamkos, Merlina Beu-Muçaj tha se aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen, kujdesin mjedisor në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët.
“Në kuadër të aktivitetit i cili zhvillohet nga BE-ja dhe GIZ-it me partner të nivelit lokal, është duke u bërë këtu një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit, i cili ka për qëllim të motivojë të gjithë njerëzit që e duan mjedisin për mirëmbajtjen dhe kujdesin mjedisor sidomos në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët”, theksoi ajo.
Për kundër që sot mori mot me shi, aktivistët vullnetarë mblodhën dhjetëra thasë mbeturina nga Liqeni i Badovcit. Pjesë e këtij aktivitetit ishin edhe kompania Green Art Center Prishtina(GAC) dhe kompania “Pastrimi” Prishtinë. /KP
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...