Kosovari që dyshohet se vrau 27 vjeçaren me sëpatë i tronditi gjermanët, dalin detaje të reja mizore nga krimi në Berlin
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 06 September 2022
Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa herë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, deri kur ajo vdiq.
Policia e qëlloi kosovarin, duke e lënë të vdekur, ndërsa organet atje po merren me hetimin e rastit.
“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, thuhet në shkrimin e sotëm të gazetës së njohur gjermane, Bild për krimin, të cilin e quan “akt horror”, përcjell Gazeta Express.
Kjo gazetë shkruan se kosovari i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin.
Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”.
Edhe policia nuk mundi të parandalonte gjakderdhjen, shkruan kjo gazetë.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë ishin dëshmitar të një krimi monstruoz. 23-vjeçari u gjet duke e goditur me sëpatë 27-vjeçaren nga Ukraina, e cila ishte e shtrirë në tokë në banesën në katin e 9-të të ndërtesës.
Dera e një banese të cilën dyshohet se 23-vjeçari nga Kosova e goditi me sëpatën e përgjakur. Foto: Timo Beurich
“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, një burrë po e godiste një grua me sëpatë, kështu që oficerët përdorën armën e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë Martin Dams në një deklaratë.
Siç raportoi Bild të martën (6 shtator), ka të dhëna se 27-vjeçarja është ukrainas dhe ka punuar si prostitutë. 23-vjeçarin, mediat e identifikojnë si shqiptar nga Kosova.
Veçanërisht tronditëse janë përshkrimet e fqinjëve, të cilët e panë atë me sëpatë në katin e nëntë dhe të dhjetë të ndërtesës. Mësohet se ai i ka thyer edhe ngrohëset me sëpatën e përgjakur.
“Ma goditi edhe derën time, pashë një djalë me pamje të çrregullt”, citon Bild njërin nga qiragjinjtë në atë ndërtesë.
Të tjera
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...