Greva në arsim, LDK: Vendimi për ndaljen e pagave është jo ligjor dhe jo demokratik
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 01 September 2022
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit rreth grevave dhe mosekzekutimin e pagave për muajin gusht nga ana e Ministrisë së Financave.
Jehona Lushaku- Sadriu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha seky vendim i Qeverisë është joligjor, jo demokratik dhe dëmton rend qytetarët në këtë kohë kur inflacioni është shumë i lartë në Kosovë.
“Për herë të parë në Kosovë pagat nuk ekzekutohen për mësimdhënësit, kjo tregon se kjo qeveri ka qëllim për t’i dënuar ata. Ky vendim është joligjor”.Ajo ka ftuar qeverinë që të merr më seriozisht situatën dhe që sot të gjej zgjidhje të problemeve me grevën.Sipas saj, ndalesa kolektive e pagave është një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë dhe është një precedent. “Jemi kundër masave që i dënon mësimdhënësit. Njerëzit sot kanë nevojë për paga, për shkak të inflacionit dhe krizës”.
“Në vend që fëmijët të takojnë për herë të parë në shkollat, ne kemi një situatë ku shkollat janë të mbyllura. Mësimdhënësit i kanë adresuar kërkesat por nuk kanë gjetur mbështetje. Në këtë kohë krizë mësimdhënësit po dënohen duke mos marrë paga. LDK po përcjellë me shqetësim dhe kjo i dedikohet mos aftësisë së Qeverise për të dialoguar me sindikata dhe këshilla të prindërve. Qeveria ka krijuar pakënaqësi dhe ka krijuar një situatë të pa të precedent. I bëj thirrje Qeverisë që të thërras palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjëj një zgjidhje për mësimdhënësit dhe të marrë seriozisht kjo çështje. Qe nga nesër duhet të behet ekzekutimi i pagave dhe fëmijët të kthehen në shkollë”, tha ajo.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























