Komuna e Prishtinës i del kundër Kurtit: S’bëjmë lista për t’i hequr grevistët nga pagat
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 31 August 2022
Më 1 shtator nuk do të nisë viti i ri shkollor. Kështu tha pak më parë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media, duke thënë se greva do të vazhdojë. Për t’ia “ulur kokën” grevistëve, Ministria e Financave kërkoi listën e grevistëve, në mënyrë që atyre t’iu ndalet paga. Por siç duket ky “kërcënim” nuk po kryen punë, pasi komuna e Prishtinës thotë se mbi 95 për qind e shkollave janë në grevë.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Gazetës Express, se nuk kanë krijuar lista të grevistëve dhe nuk do t’i krijojnë.
Musmurati deklaroi se këtë informatë, së bashku me të gjitha komunat e Kosovës, e kanë përcjellë dje tek ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Drejtoresha Musmurati në këtë përgjigje me shkrim tha se janë kundër instrumentalizimit të komunave “për të ndëshkuar njërën apo tjetrën palë të grevës”.
“Nuk janë krijuar lista të tilla dhe si komunë nuk do t’i krijojmë. Këtë informatë e kemi përcjellë dje tek Ministrja Nagavci së bashku me të gjitha komunat e Kosovës në takim me kolegjiumin e drejtorëve të arsimit. Ne jemi kundër instrumentalizimit të komunave për të ndëshkuar njërën apo tjetrën palë të grevës”, tha Musmurati.
Ajo thotë se Qeveria dhe SBASHK-u duhet të dialogojnë mes vete, në mënyrë që mësimi të fillojë nesër.
“Konsiderojmë që Qeveria dhe SBASHK-u duhet që të kenë dialog mes vete që mësimi të fillojë nesër. Kemi ofruar mbështetjen tonë për Qeverinë nëse kanë nevojë të ndërmjetësojmë dialogun me SBASHK-un. Ne besojmë që dialogu social është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin por asnjëherë nuk do të lejojmë që komunat të instrumentalizohen për qëllime të caktuara”, tha Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë.
Ne konferencën e sotme të SBASHK-ut, Jasharaj tha se nxënësit nuk kanë çka të vijnë në shkollë, pasi mësimdhënësit janë në grevë.
“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj.
Përveç Jasharajt, konferencë sot mbajti edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku deklaroi se komunat duhet të raportojnë te Departamenti i Thesarit për personat që vijojnë punën, ata që mungojnë ose personat që janë punëtorë shtesë.
Në rast se komunat nuk i raportojnë, Nagavci tha se Ministria e Financave duhet ta respektojë legjislacionin.
“Sa i përket çështjes se ndalesave dhe obligimeve që ndërlidhen me pagat , komunat për çdo muaj i raportojnë departmetnit të Thesarit në Ministrinë e Financave, për ata që vijojnë punën, për ata që mungojnë ose që janë punëtorë shtesë. Si MASHT nuk ndërlidhemi me pagat, sepse komunat janë punëdhënësi, edhe komunat janë të obliguara t’i raportojnë Departamentit të Thesarit në MF, edhe nëse nuk i raportojnë atëherë sigurisht që MF duhet të respektojë legjislacionin në fuqi…Sa i përket asaj se si do të vazhdojë çështja e pagesave, ajo ishte edhe kërkesa ime konkrete specifike, unë i lus edhe njëherë mësimdhënësit që ta lexojnë legjislacionin në fuqi dhe ligjin për grevat dhe të vendosin vetë se si do të vazhdojnë punën tutje”, ka deklaruar Nagavci.
Të tjera
-
Raporti i GLPS-së: Plot 688 ditë është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat e Kosovës
Gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsion...
-
Vetura bie në lumë në Rrugën e Arbrit, shpëton shoferja
Një automjet tip Golf 5 ka dalë nga rruga në segmentin e rrugës Arbrit tek Ur...
-
Gërvalla e McKay flasin për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit m...
-
Vdés gardiani i burgut, dyshohet se ra nga qershia
Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës. Klankosova.tv mëson se Hasib C...
-
Temperatura rekord në Indi, termometri arrin në 50 gradë Celsius
Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, ...
-
Pritet që raporti i Borrell-it të rekomandojë shfuqizimin e sanksioneve ndaj Kosovë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, Quni: Çështje e ngritur që nga ish-presidenti Rugova
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po shihet ...
-
ATK: Vetëm gjatë 2023-tës, këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime
Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë vi...
-
Drejtoresha amerikane e Peace Corps vjen në Kosovë, do të takohet me Vjosa Osmanin
Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Sp...
-
Gërvalla e McKay diskutojnë për sigurinë dhe forcimin e partneritetit
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit m...
-
“Të gjithë sytë nga Rafah”, kuptimi i fotos virale në Instagram, mbi 27 mln ripostime
Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi g...
-
Qytetari në Prizren gődet me veturë një polic
Është arrestuar një burrë në Prizren, pasi dyhsohet se e kishte goditur me ve...