Sport

U vlerësua me medaljen “Ylli i Madh”, Marku: Ky nderim më motivon akoma më shumë për të tjerë tituj

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 28 August 2022

Florian Marku është vlerësuar nga qeveria Shqiptare, pas fitores që arriti në “Air Albania” ndaj meksikanit, Miguel Parra Ramirez ditën e enjte, ndërsa mbrojti kështu edhe titullin WBC Silver.

Boksieri për këtë nderim që i është bërë ka reaguar në rrjetet sociale, teksa thekson se tashmë është motivuar akoma më shumë për të sjellë në Shqipëri të tjerë tituj botërorë.

“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do të vlerësohesha nga vendi im me medaljen ‘Ylli i Madh’. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë tituj botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy