Lajme

Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 10 August 2022

Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me 6 mijë tonë grurë e cila ishte nisur nga Ukraina.

Anija e quajtur “Jaohar Ranim”, ishte nisur nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Ajo ka mbqrritur sot në orën 08:37, në Portin e Durrësit.

-Advertisement-

Siç raporton Abc News, “Jaohar Ranim” është ngarkuar me grurë më 28 korrik, transmeton Klankosova.tv.

Njëherit anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës.

Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi -Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nis sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy