Çun Lajçi publikon foto nga spitali, tregon se është bërë operacion në zemër
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 09 August 2022
Aktori i njohur, Çun Lajçi, është shtruar në spital meqë po përballet me një problem shëndetësor.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai tregon se është bërë operacion në zemër.
I njëjti publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shfaqet i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, që besohet të jetë realizuar pas ndërhyrjes në zemër.
Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):
“S’u jetueka me zor
Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata
nji stol n’tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova
nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë
asnji gurë s’e mora asnji dru s’e theva asnji pemë s’e vjela
as hithat si kosita të shtegu i kalbun
lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak
ika pa m’njoftë se dashni s’deshtët nga gurra ime
kangën e pata për vete zanin për juve
Unë i shkela rrugët tueja s’i mora
aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkreli
lavroni me vargjet e tyne mbase edhe me t’miat pak
e mbjellni dashni për zemrat e thyeme
se s’u jetueka mezor!
P.S
E dini çka m’tha doktori, kur dola nga salla e operacionit?
Paske m’ua shkrumua jetën politikanve me këta damar zemre!
Kardiologji, 2022”.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































