Trump thotë se FBI-ja po kryen kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago
Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 09 August 2022
Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij.
Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.
Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president.
Megjithëse urdhri për kontroll nuk sugjeron se akuzat penale janë të mundshme apo të pritshme, zyrtarët federalë që kërkojnë të marrin një urdhër të tillë duhet të demonstrojnë se kanë një shkak të dyshojnë se mund të ketë ndodhur një krim.
“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij.
Ai shtoi: “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson nuk pranoi të komentojë mbi kontrollin, duke përfshirë pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar personalisht urdhërin.
Një person në dijeni me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti pasi hetimi është në vazhdim, tha se kontrolli ndodhi më herët të hënën dhe agjentët po kërkonin gjithashtu të shihnin nëse Donald Trump kishte dokumenta presidenciale shtesë ose ndonjë dokument sekret në pronën e tij.
Departamenti i Drejtësisë ka hetuar praninë e të dhënave të klasifikuara brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në fillim të këtij viti. Arkivi më pas ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.
Ligji federal ndalon vendosjen e dokumentave të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.
Ka shumë ligje që rregullojnë informacionin e klasifikuar, duke përfshirë një ligj të dënueshëm deri në pesë vjet burg që e bën krim heqjen e të dhënave të tilla dhe mbajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.
Hetimi nuk është e vetmja dhimbje koke ligjore me të cilën përballet Trumpi. Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.
Një prokuror qarku në kontenë Fulton në shtetin Xhorxhia po heton nëse Donald Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkuan të ndërhynin në zgjedhjet e atij shteti, të cilat u fituan nga demokrati Joe Biden.VOA
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...