Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në një tjetër përballje/ Pritet të thyhen të gjitha rekordet, ndeshja më e shtrenjtë në histori
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 27 July 2022
Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për një tjetër përballje shumë milionë dollarëshe, sipas një burimi të TheSun.
“Është rënë dakord për kushtet personale”, sipas burimit të brendshëm, por ka ende argumente për numrin e raundeve me Notorious që dëshiron dhjetë raunde.
Beteja në ring do të jetë vlejë 155 milion paund, që do të thotë se irlandezi, i cili ka shtuar disa kilogram që prej momentit kur theu këmbën, tashmë do t’i duhet të humbasë pak peshë.
Burimi i afërt me kampin e Money tha për The Sun: “Connor do ta pranojë betejën vetëm me kusht që Floyd të jetë i gatshëm të vendosë rekordin e tij profesional – kështu që përballja nuk do të jetë thjesht për ekspozitë, por do të jetë një luftë zyrtare.
“Do të jetë hera e fundit që Floyd del në ring, kështu që nuk duhet humbur. Marrëveshja është shumë afër realizimit. Do të jetë një shfaqje përfundimtare dhe po, rekordet do të jenë në rrezik. Floyd e sheh atë si fundin e epokës Mayweather dhe fillimin e epokës së Gervonta Davis. Ai beson se do të jetë ndeshja më e madhe që ka parë ndonjëherë njerëzimi dhe ka thënë se do të jetë diçka spektakolare”, tha burimi për TheSun.
Lajmi vjen në një kohë kur zërat qarkullua se Mayweather dyshohet se i bëri një ofertë prej 157.9 milionë dollarësh Conor McGregor për një përplasje, me kampionin e pamposhtur që mburret se lufta do të jetë “punë e lehtë dhe para e lehtë”.
Mayweather, 45 vjeç, thuhet se po stërvitet “sikur të jetë 30 vjeç” për përballjen me legjendën e UFC-së.
Të tjera
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...
-
Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dënojmë fuqishëm këto akte dhu*ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministri...
-
Skënder Tasholli që u arrestua sot për rastin në Lipjan, akuzohej edhe për një rast tjetër të fajdes
Skënder dhe Albion Tasholli janë babë dhe bir nga Lipjani, të cilët janë arre...
-
Arritje e re në ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Muzeu i Pallatit në Pekin është caktuar si adresa zyrtare e sekretariatit për...
-
Çeku reagon ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi: S’na pyetën, do të ishim gati deri në vitin 2027
Federata Shqiptare e Futbollit gjatë javës së kaluar bëri të ditur se së bash...