Bëhen 12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 25 July 2022
25 korriku i vitit 2011, e gjeti Policinë e Kosovës para një prove të rëndësishme.
Këtë ditë, nisi një prej aksioneve të para për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit, pjesë ku asokohe policë të Kosovës shiheshin rrallë.
Vendimi për intervenim dhe marrje nën kontroll të plotë të dy pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, atë kohë ishte diskutuar shumë meqenëse u mor kryesisht nga politika e jo menaxhmenti i Policisë.
Mirëpo, që në fillim të aksioni kishte hasur në pengesa. Rrugët e veriut ishin mbushur me njerëz, të cilët edhe poashtu kishin barrikaduar rrugën me mjete të forta, duke pamundësuar qarkullimin.
Aksioni që kishte nisur më 25 korrik, kishte vazhduar edhe të nesërmen. Barrikadat ishin vendosur në rrugë, ndërsa Policia e Kosovës kishte urdhëruar që të prishen me autoblindat e Njësisë Speciale.
Ky veprim i kishte irrituar banorët, të cilët sipas një aktakuze të ngritur nga EULEX, e kishin sulmuar kordonin e Policisë edhe me armë zjarri. Madje, ata kishin përdorur edhe një snajper.
Me plumb të kësaj arme të rëndë, e kishin goditur në qafë polici elitë Enver Zymberi.
Polici Bekim Maliqi, i cili ishte në autoblindë bashkë me Zymberin, kishte rrëfyer në Gjykatë momentin tragjik.
“Kur kemi fillu që t’i afrohemi autoblindës, ka ardhur një plumb që e ka qëlluar Enver Zymberin në fytyrë. Ju kemi thënë kolegëve dilni jashtë se jemi në shënjestër”, Bekim Maliqi.
Pak orë pas plagosjes, Zymberi përkundër shumë tentimeve për ta mbajtur në jetë, nuk kishte arritur t’u mbijetonte lëndimeve.
Pas vrasjes, më 27 korrik ai do të shpallej hero nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga.
Këtë aksion të Policisë në veri, e kujton edhe ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj, megjithëse kishte udhëhequr me të në kohë tjetër.
“Pavarësisht prej ngjarjeve se si kanë rrjedhë në atë operacion dhe pavarësisht prej pasojave që kanë qenë, unë mendoj se është dita kur shteti i Kosovës me të vërtetë praktikisht ka filluar shtrirjen e sovranitetit në veri… Me të vërtetë prej kësaj date kemi pasur zhvillime të reja në atë pjesë të vendit dhe unë mendoj që si rezultat i atij operacioni, tash e kemi një situatë krejt tjetër në veri”, Rashit Qalaj – Ish-drejtor i Policisë së Kosovës.
12 vjet pas ngjarjes, akoma nuk janë zbuluar vrasësit e Enver Zymberit.
Deri tash është mbajtur një proces gjyqësor, mirëpo të gjithë të akuzuarit në mungesë të provave janë liruar./RTVD
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...