Rusia pranon se ka goditur me raketa Odesën
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 25 July 2022
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të portit të Odesës, një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për rifillimin e dërgesave të drithit. Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se raketat goditën vetëm objektiva ushtarakë. Perëndimi e dënoi sulmin, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ky zhvillim shkatërroi mundësinë e dialogut me Rusinë.
Rusia ka pranuar se ka sulmuar me raketa portin e Odesës në Ukrainë, sulm që ndodhi një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi dhe për të lehtësuar mungesën globale ushqimore të shkaktuar nga lufta.
Por zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes thanë se kishin goditur vetëm objektiva ushtarakë.
“Raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi shkatërruan në portin e qytetit të Odesës një anije luftarake ukrainase të ankoruar dhe një magazinë ku mbaheshin raketa kundër aniijeve, që i janë dhënë Kievit nga SHBA-të”, tha zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov.
Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim në rrjetin social “Telegram”, pranoi se pas sulmin qëndronte Rusia, ndërsa më herët Moska kishte mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm se sulmi në Odesa “shkatërroi mundësinë” e dialogut me Rusinë.
Në një reagim mbi ngjarjen sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se sulmi me raketa “hedh dyshime serioze mbi besueshmërinë e Rusisë në marrëveshjen e arritur”.
“Rusia mban përgjegjësi për thellimin e krizës globale të ushqimit dhe duhet të ndalojë agresionin e saj dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjen për të cilën ka rënë dakord”, theksoi zoti Blinken.
Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se Moska kishte sulmuar portin detar të Odesës me katër raketa lundrimi, dy prej të cilave ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan të premten në Stamboll marrëveshjen për të eksportuar drithin, produktet ushqimore dhe plehun kimik drejt tregjeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e OKB-së. Kombet e Bashkuara, Komuniteti Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Italia dënuan sulmet.
Ndërkohë luftime të ashpra vazhdojnë në disa rajone të Ukrainës. Kievi raportoi për bombardime nga forcat ruse në veri, jug dhe lindje. Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se kishte rrëzuar tre raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga forcat ruse nga Deti i Zi.
Në raportin e përditshëm të zbulimit britanik theksohet se Rusia po shënon “përparim minimal” në ofensivën e saj të vazhdueshme në Donbas.
Ndërkohë sipas institutit për Studime mbi Luftën me bazë në Uashington forcat ukrainase po përgatiten për të nisur ose kanë nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson./voa
Të tjera
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...