Lajme

Ganimete Musliu, Osmanit: Je vegël e Albinit, robëreshë e Prindonit

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 22 July 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për deklaratat e sotme në lidhje me raportin e Dick Martyt për UÇK-në, shkruan Gazeta inFokus.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani pa u skuqur fare ka harruar deklaratat e saj të mëhershme të cilat janë në kundërshtim me fjalët e saj aktuale.

“Sot si bartës të institucioneve kanë zgjedhur të heshtin sepse po u ditka se në çdo frymëmarrje besojnë „në një të vërtetë: Serbia paska qenë agresori“. E megjithatë ajo „viktima e një regjimi gjenocidial“ siç deklaron kjo e vogël, sot Kosova po ballafaqohet me një gjykim politik të padrejtë dhe të pabarabartë”, ka shkruar Musliu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera