Hungaria i ndërpret gazin BE-së: Emergjencë, na duhet për vete!
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 14 July 2022
Hungaria shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme energjetike”, e njoftoi se do të ndalonte eksportet e gazit në vendet fqinje, një lëvizje kjo që synon t`i garantojë vendit furnizimin me energji në mesin e pakësimit të fluksit të gazit nga Rusia.
“Ka ardhur koha që qeveria të kalojmë në veprim,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Nga gushti, eksportet e lëndëve djegëse fosile drejt vendeve fqinje do të ndalohen dhe ndërmerren masa për të rritur prodhimin e brendshëm të gazit me 33%, nga 1.5 miliardë metra kub (bcm) në 2 bcm. Gazi mbulon 85% të nevojave të Hungarisë për ngrohje, dhe shumica e tij vjen nga Gazpromi rus.
Në Europë, mbi sigurinë e furnizimit me gaz është vendosur një rregullore, e miratuar në vitin 2017 pas një mosmarrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi tarifat e tranzitit të gazit, e cila çoi në ndërprerje të furnizimit në mesin e dimrit. Rregullorja në fjalë u jep përparësi konsumatorëve, familjeve dhe bizneseve të vogla në nevojë, dhe e bën të detyrueshëm solidaritetin mes vendeve europiane, por ky hap i Hungarisë e vë atë në dyshim.
Pak më herët, Bashkimi Europian i kishte bërë thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten.
Vëmendja është e madhe është tek dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për emigracionin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...





























