Sport

Barcelona nis negociatat me… CR7, ‘armikun’ e madh të Messit

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 05 July 2022

Bomba e merkatos së kësaj vere në futboll vjen direkt nga versioni online i gazetës spanjolle “AS”. Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, mësohet se ka darkuar me Jorge Mendes dhe mes temave të diskutimit nuk do të ishte askush tjetër përveç Cristiano Ronaldos.

Portugezi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, vetëm një vit pas rikthimit te Manchester United dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Shkaku? Sepse dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampioneve. Këtë gjë, skuadra nga “Old Trafford” nuk ia përmbush dot në edicionin e ri, sepse nuk është kualifikuar dot në kompeticionin më të rëndësishëm europian (për klube).

Emrat e tjerë në tavolinën e katalanasve thuhet se janë Ruben Neves, Rafael Leao dhe Bernardo Silva. Gjithsesi, emri i ish-yllit të Real Madridit do të katapultohej krejt papritur në krye të listës së preferencave blaugrana.

-Advertisement-

Laporta duket i joshur nga kjo mundësi, pasi po lodhet nga refuzimet dhe “muri” i ngritur prej Bayern Munich për Robert Lewandowki. Polaku mbetet dëshira më e madhe e Barcelonës në merkaton e kësaj vere, por pengesat për të mbërritur tek ai janë të shumta.

Për këtë arsye, Barça mund ta forcojë repartin e vet të avancuar duke u fokusuar tek ylli portugez 37-vjeçar, prej vitesh rival i madh i katalanasve dhe Lionel Messit, sidomos kur ishte pjesë e Real Madridit.

Nëse kjo ndodh, portugezi do të “kalonte ylberin”, do të ishte një goditje edhe për Lionel Messin, i cili u largua nga “Camp Nou” për shkak të problemeve financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera