Macron zotohet të ‘bëjë gjithçka’ për të ndaluar makinerinë ruse të luftës në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 15 June 2022
Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka” për të ndaluar luftën e nisur ndaj Ukrainës, në një kthesë të dukshme nga qëndrimi i tij i mëparshëm ndaj Moskës, që ngjalli shqetësim në Kiev dhe mes aleatëve evropianë për sa i përket angazhimit të Francës për t’iu kundërvënë Moskës.
Macron, i cili mbërriti në Rumani më 15 qershor për një udhëtim tre-ditor në krahun jugor të NATO-s dhe në Moldavi, është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për atë që ata e perceptuan si mungesë të mbështetjes ndaj Ukrainës ndërsa ajo lufton për të zmbrapsur trupat ruse.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat e luftës ruse, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe të vazhdojmë të negociojmë,” u tha Macron trupave franceze, amerikane, britanike dhe atyre të tjera aleate në bazën ushtarake të NATO-s pranë portit të Konstancës të Rumanisë në Detin e Zi.
Macron do të udhëtojë më pas në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, për konsultime me presidenten pro-perëndimore Maia Sandu. Disa raportime në media, të cilat nuk janë konfirmuar nga zyra e Macron, thonë se ai të enjten, më 16 qershor do të shkojë në Kiev për një vizitë, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.
“Ne duhet të mbështesim Ukrainën,” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Iohannis më 15 qershor.
“Që nga dita e parë Franca tha qartë se Rusia është agresori”, tha Macron kur u pyet për deklaratat e tij të përsëritura se Rusia nuk duhet të poshtërohet gjatë përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
“Por ne duhet të jemi të qartë: ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, shtoi Macron, i cili ka vazhduar të mbajë të hapura kanalet e komunikimit me Kremlinin që nga fillimi i pushtimit.
“Presidenti ukrainas dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë,” tha ai.
Franca drejton një grup ushtarak të NATO-s në Rumani me rreth 800 trupa, ku përfshihen 500 ushtarë francezë, dhe ka vendosur gjithashtu një sistem raketash tokë-ajër.
Vizita e Macron në Kiev, nëse konfirmohet, do të vijë një ditë përpara se Komisioni Evropian të bëjë një rekomandim për statusin e Ukrainës si kandidate të mundshme në Bashkimin Evropian.
Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, kanë shprehur skepticizëm rreth pranimit të Ukrainës si një vend kandidat për t’iu bashkuar bllokut prej 27 anëtarësh./REL
Të tjera
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...
-
Arifi flet me mllef për Kurtin: Është “rak”, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jem në operacionin që do ta largojë nga trupi
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Luginë...