Sveçla merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Paris të cilin e hapi Macroni
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 14 June 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samendin Mehmeti, kanë marr pjesë në inaugurimin e Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili po mbahet nga datat 13-17 qershor 2022, në Paris, Francë.
Panairi u hap nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili përveç se falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, vuri në pah rëndësinë e investimeve në fushën e industrisë, mbrojtës dhe të sigurisë. Gjithashtu, ai vuri theksin tek mbështetja e tij për një bazë më të fortë industriale dhe teknologjike për mbrojtjen, si dhe mbështetjen e tij për inxhinierët e rinj, hulumtuesit dhe industrinë e së ardhmes.
Meqenëse Eurosatory është panairi më i madh botëror i forcave tokësore dhe ajrore, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, kjo është një mundësi shumë e mirë për udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, për t’u njohur më mirë me zhvillimet e fundit në fushën e industrisë, mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në këtë panair Sveçla dhe Mehmeti, do të kenë mundësinë të njoftohen me zgjidhjet më të reja dhe të avancuara të teknologjisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve të tjera, si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri.
Kjo vizitë vjen edhe në kuadër të përpjekjeve të ministrit Sveçla për të avancuar me politikat e sigurisë, duke vënë në pah rëndësinë që është e domosdoshme investimi dhe mobilizimi drejt rritjes së sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse për institucionet e sigurisë, për të siguruar jo vetëm siguri dhe mbrojtje në vendin tonë, por për të siguruar paqe në rajon dhe më gjerë.
Të tjera
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...
-
Zhduket një police në Rahovec, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj
Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë p...
-
Regjistrimi i popullsisë, mësohet sa mërgimtarë janë regjistruar deri tash
Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrim...
-
“Na priftë e mbara Gjeneral” – Lumir Abdixhiku i lumtur që Fadil Hadërgjonaj iu bashkua LDK-së
Gjenerali Fadil Hadërgjonaj i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. ...
-
Kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit: Një dëshmi që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese
Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully sot në emër edhe të eki...
-
Shpejtim Bulliqi i jep 30 mijë euro më shumë kompanisë për rregullimin e trotuareve?
Hiq më pak se 30 mijë euro më shumë i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zvic...