Gjenerallejtënant Jashari: 23 vjet më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 12 June 2022
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari , ua ka uruar Ditën e Paqes të gjithë kosovarëve.
Në urimin e tij thuhet se duke nderuar dhe kujtuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe sakrificën e çdo qytetari të vendit, e nderojnë atdheun dhe të ardhmen.
“Gjithashtu shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për NATO-n, SHBA-në dhe vendet demokratike mike, për kontributin dhe rolin kyç në kurorëzimin e aspiratës tonë shekullore. Njëzet e tre vite më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes, lirisë dhe humanitetit kundër së keqes, krimit e barbarisë”.
“U konfirmua se populli ynë liridashës dhe paqedashës është pjesë e perëndimit dhe që nuk ka asgjë që mund të na mposhtë. Me miqtë tanë udhëhequr nga SHBA, do të punojmë dhe kontribuojmë së bashku për të mbrojtur paqen, lirinë, sigurinë dhe stabilitetin kudo në botë. Urime! Ditës së Çlirimit”, ka thënë Jashari.
Mesazhi i plotë i tij:
Të dashur qytetarët e Republikës së Kosovës, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, miq ndërkombëtarë.
Duke nderuar dhe kujtuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe sakrificën e çdo qytetari të vendit tonë, ne nderojmë atdheun dhe të ardhmen tonë.
Gjithashtu shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për NATO-n, SHBA-në dhe vendet demokratike mike, për kontributin dhe rolin kyç në kurorëzimin e aspiratës tonë shekullore.
Njëzet e tre vite më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes, lirisë dhe humanitetit kundër së keqes, krimit e barbarisë.
U konfirmua se populli ynë liridashës dhe paqedashës është pjesë e perëndimit dhe që nuk ka asgjë që mund të na mposhtë.
Me miqtë tanë udhëhequr nga SHBA, do të punojmë dhe kontribuojmë së bashku për të mbrojtur paqen, lirinë, sigurinë dhe stabilitetin kudo në botë.
Urime! Ditës së Çlirimit.
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...