Vuçiq e Rama me deklaratë të njëjtë nga Ohri: “Open Ballkan” nuk do të ndalet
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 08 June 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk ndalet e as nuk mbyllet.
Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve në Samitin “Open Ballkan” në Ohër, ai tha se kushdo që i kundërvihet kësaj nisme, është i destinuar të zhgënjehet.
“Kush heziton, është i destinuar të humbasë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu, sepse asnjë nga vendet tonë nuk do të ikë askund. Fëmijët tanë meritojnë që të kenë një hapësirë ku bekimi që i ka dhënë Zoti kësaj zone, të jetë baza e mirëqenies së tyre e ngritur mbi paqen dhe prosperitetin”, tha Rama gjatë konferencës, transmeton Klankosova.tv.
Shefi i qeverisë shqiptare, ndër të tjera tha se “Ballkani i Hapur” lindi si një ide e tre njerëzve.
“Sot nuk është më ide e tre njerëzve dhe s’është më një punë e tre njerëzve, sot është e të gjithë njerëzve dhe do të jetë gjithmonë e më shumë i më shumë njerëzve sepse mjafton të vish me makinë në Ohër dhe të kalosh doganën për të parë ndryshimin ku në një tabelë të thjeshtë shkruan ‘korridori i gjelbër’ i Ballkanit të Hapur që për të gjithë ata të cilët transportojnë produktet e punës dhe të djersës së tyre, është një çlirim i madh, nga muret e rrëzuara dhe falë rrugëve të hapura për të lëvizur më shpejt dhe për të mos humbur kohë për të çuar një prodhim apo një mall nga një pikë në një pikë tjetër”, tha Rama.
Vuçiq: “Ballkani i Hapur” nuk ndalet dot, të mirëseardhur përfaqësuesit e Prishtinës

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































