Sëmundja e Parkinsonit/ Fara e susamit një kurë parandaluese
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 07 June 2022
Rreth 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 10 milion njerëz në të gjithë botën, vuajnë nga Parkinsoni.
Ky është çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerues pas sëmundjes së Alzheimerit.
Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim progresiv i trurit, që prek neuronet që prodhojnë dopaminë.
Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit zhvillohen gradualisht. Ato shpesh fillojnë me një dridhje të lehtë në njërën dorë dhe një ndjenjë ngurtësie në trup.
Deri më sot, nuk ka ndonjë kurë që shëron sëmundjen e Parkinsonit, megjithatë trajtimet me ilaçe mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
Tek shumica e njerëzve, simptomat shfaqen në moshën 60 vjeç e sipër. Sidoqoftë në 5-10 % të rasteve ato shfaqen edhe më herët.
Një nga shkaqet e zhvillimit të kësaj sëmundjeje është edhe dëmtimi ose stresi oksidativ.
Kjo bëri që studiuesit, të hetonin nëse sesaminoli, një antioksidant i fuqishëm që gjendet me bollëk në lëvozhgat e farave të susamit, mund të parandalojë shkatërrimin e qelizave nervore.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me eksperimentet që studiuesit kryen dhe rezultatin që ata morën.
Esperimentet që dhanë rezultat
Studiuesit përdorën një kimikat toksik të quajtur 6-hidroksidopaminë, për të modeluar dëmin oksidativ që shkaktohet nga sëmundja e Parkinsonit.
Kur ata aplikuan kimikatin në qelizat nervore njerëzore të krijuara në laborator, vunë re se përqëndrimi i radikaleve të lira u rrit dhe qelizat filluan të shkatërrohen.
Shtimi i sesaminolit, uli ndjeshëm përqendrimin e radikaleve të lira dhe parandaloi shkatërrimin e qelizave nga dëmtimi oksidativ.
Në eksperimentin tjetër, studiuesit kryen dozimin e minjve me neurotoksin rotenon.
Kjo toksinë zvogëloi prodhimin e dopaminës në trurin e kafshëve duke dëmtuar aftësitë e tyre motorike, simptoma klasike e Parkinsonit tek njerëzit.
Tek minjtë që u ushqyen me sesaminol për 36 ditë, u vu re rritje e niveleve të dopaminës dhe performancë më e mirë në një test të aftësive motorike sesa minjtë që nuk morën sesaminol.
Për më tepër, minjtë që u ushqyen me sesaminol kishin nivele më të ulëta të alfa-synukleinës. Alpha-synuclein është një proteinë që kur grumbullohet, fromon struktura më të mëdha të quajtura trupa Lewy, të cilat janë një tipar karakteristik i neurodegjenerimit tek Parkinsoni.
A mund të jetë ky një trajtim parandalues?
Në punimin e tyre, shkencëtarët konkluduan se efekti mbrojtës u vu re me konsumimin e një sasie të vogël të sesaminolit.
Këto rezultate tregojnë se sesaminoli është i përshtatshëm për t’u përdorur si një trajtim parandalues i sëmundjes së Parkinsonit.
Në përgjithësi, vlen të merret parasysh se rezultatet e studimeve në kulturat qelizore dhe modelet e kafshëve, nuk pasqyrojnë gjithmonë atë që ndodh në trupin e njeriut.
Prandaj nevojitet një kërkim më i detajuar për të mbështetur këtë studim.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...





























