Mustafa për Osmanin: S’ka hequr dorë nga inatet politike, po i shërben Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 05 June 2022
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, e ka kritikuar presidentën e Kosovës Vjosa Osmani.
Mustafa tha se Osmani s’ka hequr dorë nga inatet politike dhe se 100 për qind po i shërben partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Kosovapress.
“Kam pritur që pasi të zgjidhet presidente të heq dorë nga inatet politike dhe nga një diskurs mjaft i ashpër politik, të cilin nuk e ka bërë. Kjo flet se ajo nuk ka treguar fare vullnet që të realizojë rolin e saj që e ka me Kushtetutë që të jetë përafruese, unifikuese edhe e subjekteve politike, por edhe qytetarëve. Kryesisht ose 100 për qind është vënë në shërbim të Vetëvendosjes”- tha Mustafa.
Ai theksoi se LDK është në rrugë të duhur, ndërsa thekson se gjitha hatërmbetjet në parti do të tejkalohen.
“Nëse kështu vazhdojnë atëherë, LDK jo që do të rikthehet, pasi s’ka çka të rikthehet se LDK është LDK, ka qenë një numër i njerëzve që e kanë dëmtuar LDK-në. LDK do të vazhdojë dhe të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë… Nuk mund të them se ka diferencim, por mendoj se gjitha këto tejkalohet, pasi askush nuk mund të mohoj rolin e Agim Veliut në LDK dhe degës së Podujevës dhe jo vetëm të saj. Edhe Skënder Hyseni po ashtu prej kohës së Ibrahim Rugovës më tutje ka qenë në gjitha fazat një prej faktorëve të rëndësishme që ka dhënë kontributin e vet…njerëzit e kanë vendin e vet, nuk është punë i shtinë në listë apo jo, sepse kanë respektin e qytetarëve dhe anëtarësisë së LDK-së” – theksoi ai.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...

































