100 ditët e agresionit te përgjakshëm rus në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 03 June 2022
Kanë kaluar njëqind ditë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë i cili është kthyer në konfliktin më të rëndë të armatosur në Evropë në dekada. Dhjetëra mijëra civilë dhe ushtarë janë vrarë ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi ose janë zhvendosur brenda vendit.
Kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta pushtonte vendin përmes një vale të shpejtë që do të zgjaste vetëm disa ditë ose disa javë.
Por ndërsa sulmi i Moskës arriti kufirin e 100 ditëve, Kremlini duket se ka ngecur në një luftë rrënimi, pa fund në horizont dhe me pak sukses në fushën e betejës. Megjithatë, duket se nuk ka të ngjarë që Rusia të lëshojë kontrollin në territorin që ka marrë deri më tani.
Duke shfrytëzuar gabimet e Ukrainës – kur Kievi nuk bllokoi kufirin me Bjellorusinë dhe la të pafortifikuar sa duhet një shteg për në Krime – forcat ruse përparuan në periferi të Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha. Por shpejt ata e humbën këtë avancim: autokolonat e armatës ruse dukeshin të ngecura në rrugë të gjata të autostradës. Trupave u mbaruan furnizimet, veçanërisht karburanti, duke u bërë objektiva të qarta.
Forcat ruse u tërhoqën, duke lënë pas një numër trupash pa jetë. Imazhet nga qyteti i Buças me trupa të djegur, me duar të lidhura, të shpërndarë pranë biçikletave dhe makinave të rrafshuara – janë ngulitur në kujtesën e të gjithëve si asgjë tjetër.
Ndërkohë, Rusia deklaroi një zhvendosje të vëmendjes në rajonin industrial lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me forcat ukrainase që nga viti 2014.
Rusia ka marrë nën kontroll pjesë të konsiderueshme të territorit rreth gadishullit të Krimesë që Moska e aneksoi tetë vjet më parë.
Ajo gjithashtu ka arritur ta shkëpusë plotësisht Ukrainën nga Deti Azov, duke siguruar më në fund kontrollin e plotë mbi portin kyç të Mariupolit pas një rrethimi gati tre-mujor.
Humbjet e Moskës e kanë detyruar atë të mbështetet gjithnjë e më shumë në njësitë e bashkuara rishtazi, të cilat mund të realizojnë vetëm përfitime të vogla territoriale.
Por ofensiva në lindje duket se është bllokuar gjithashtu, pasi armët e Perëndimit po derdhen në Ukrainë për të forcuar ushtrinë e saj të paarmatosur.
Artileria ruse dhe avionët luftarakë godasin pamëshirshëm pozicionet ukrainase, duke u përpjekur të thyejnë mbrojtjen e krijuar gjatë konfliktit separatist.
Në vend të një fushate masive, Kremlini zgjodhi mini-ofensivat taktike, përmes përpjekjeve të vazhdueshme për të rrethuar forcat ukrainase. Luftimet në Donbas janë bërë gjithnjë e më shumë duele artilerish.
Ukraina, ndërkohë, vazhdon të marrë një fluks të qëndrueshëm armësh nga Perëndimi, duke përfshirë raketa-hedhëse dhe drone nga SHBA, tanke nga Polonia dhe pajisje të tjera të rënda që dërgohen menjëherë në luftim.
Autoritetet ukrainase po inkurajohen gjithnjë e më shumë nga ritmi i ngadaltë i ofensivës ruse dhe mbështetja në rritje e Perëndimit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ripohoi se shtyrja e rusëve në pozicionet para sulmit do të përbënte një fitore, por disa ndihmës të tij deklaruan synime edhe më ambicioze. /voa
Të tjera
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...
-
“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me ...
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...