Sport

Pas Pogba dhe Lingard, një tjetër lojtar i jep lamtumirën Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 02 June 2022

Manchester United ka konfirmuar se Juan Mata do të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë, me spanjollin që i bashkohet Paul Pogba dhe Jesse Lingard në listën e largimeve me parametra zero nga “Djajtë e Kuq”. Fituesi i Kupës së Botës u bashkua me United në merkaton e dimrit të 2014-ës, ndërsa tashmë duket se do të përgatitet për një eksperiencë të re.

Një postim në rrjetet sociale klubi i “Djajve të Kuq” shkruan: “Manchester United mund të konfirmojë se Juan Mata do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë. Mesfushori 34-vjeçar iu bashkua skuadrës sonë në janar 2014 dhe luajti në 285 ndeshje, duke shënuar 51 gola dhe duke fituar katër trofe. Ai bëri paraqitjen e tij të fundit në ndeshjen në transfertë ndaj Crystal Palace më 22 maj.”

Mata ishte pjesë e skuadrës që shijoi fitoren e FA Cup nën drejtimin e Louis van Gaal në sezonin 2015-2016, përpara se të siguronin tre trofe në sezonin vijues, nën drejtimin e Jose Mourinhos. United shijoi triumfet e Community Shield, League Cup dhe Europa League në sezonin 2016-2017, ndërsa më pas do të vinte periudha “shterpë”, ku në pesë vite nuk ka fituar asnjë trofe tjetër,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera